Brad Pitt dhe Margot Robbie do të rikthehen me një tjetër bashkëpunim

Showbiz

Ditët e fundit është publikuar traileri i parë i filmit “Babylon”. Brad Pitt vjen në rol protagonist si Jack Conrad, një ekspert për krijimin e filmave më prestigjoz të Hollywoodit. Në këtë prodhim të ri, krah Pitt interpretojnë edhe emra të tjerë të mëdhenj si Margot Robbie dhe Jean Smart. Nddërkohë është mësuar data e publikimit të filmit, i cili do të shfaqet ditën e Krishtlindjeve, më 25 dhjetor. Një histori e frymëzuar nga jeta përtej ekranit në Tinsletown gjatë viteve të zhurmshme 1920 në Hollywood, kur filmat e folur po zëvendësonin ata të heshtur. Aty jetësohen personazhe gjatë një epoke zhvillimi dhe shthurjeje të shfrenuar të Hollywoodit e hershëm. Periudha historike është shkruar dhe regjisor më i ri, në radhët e fitueve për çmimet Oscar, Damien Chazelle, i cili e fitoi çmimin për regjisorin më të mirë në v.2017 për filmin  “La La Land”. Kujtojmë se edhe më herët Margot Robbie dhe Brad Pitt kanë ndarë sheshxhirimin  për filmin “Once Upon a Time in Hollywood”.