Britney Spears fotografohet më në formë se kurrë pas problemeve me shendetin

Showbiz

Britney Spears ka nisur pushimet dhe ka vendosur ti kalojë me nënën e saj. Pas shumë vitesh larg njëra-tjetrës për shkak të debateve të forta, ato janë bashkuar më në fund dhe gjërat po shkojnë mirë. Këngëtarja ka zgjedhur Bahamas për të kaluar disa ditë relaksi dhe është fotografuar nga paparaci e veshur me bikini në ngjyrë rozë me printe leopardi. Fotot e saj po bëjnë xhiro në internet, sepse më në fund Britney është kthyer në formë, pas problemeve serioze që pati me shëndetin e saj.