Burak Özçivit rrethohet nga turma e fansave në Bangladesh

Showbiz

Ylli i serialeve turke Burak Özçivit shkaktoi ‘zhurmë të madhe’ me vizitën e tij në Bangladesh dhe një turmë fansash  e ka rrethuar mes brohoritjesh aktorin. Arsyeja e vizitës së tij aty, ishte promovimi i një marke të njohur. Mirëpo nuk ishte e lehtë që aktori të arrinte në destinacion, pasi  makina e tij ishte bllokuar nga turma. Punonjësit e sigurisë patën vështirësi në mbrojtjen e aktorit nga numri i madh fansave entuziast e madje në disa momente u nevojitedhe ndërhyja nga ana e policisë.

 

Burak Özçivit edhe më parë ka përjetuar skena të ngjashme gjatë udhëtimit të tij në Pakistan. Aktori i famshëm dëshmoi edhe një herë popullaritetin e tij në Azi. Ai dukej mirënjohës dhe i kënaqu dhe i ka falënderuar fansat e tij në Bangladesh përmes llogarisë së tij në rrjetet sociale.