Capital T ka një dedikim special për…

Showbiz

Kapo T
Capital T është një nga këngëtarët më të suksesshëm shqiptarë. Pak ditë më parë ai publikoi projektin e tij më të fundit të titulluar ‘Kujtime’, i cili u kthye menjëherë në një hit.Ai ka publikuar herë pas here në ‘Instagram’, video të gjithë fansave të tij të cilët e kanë mbështetur dhe e kanë pëlqyer shumë këngën e tij më të fundit.Pas gjithë mbështetjes që këngëtari ka marrë nga ndjekësit e tij dhe urimeve për ditëlindje, ka zgjedhur t’i dedikojë atyre disa fjale.

52889840 305802946775970 6684113326223392768 n

“Jam i bekuar për të gjithë dashurinë dhe respektin që më jepni çdo ditë, që ju kam pjesë të jetës. Bashkë do vazhdojmë të kalojmë momente të mira, por dhe sfida e probleme që na sjell jeta. Sa më shumë kohë që kalon më shumë po e kuptoj që vlera më e madhe është prania e njerëzve të mirë të cilët më japin dashuri pa asnjë kusht”, ka shkruar Capital T bashkangjitur me një foto në ‘Instastory’.