Capital T na solli foton më të bukur nga Parisi; Por kush është vajza misterioze?

Showbiz

Herë pas herë, Capital T poston foto ngacmuese që ngjallin thashetheme mbi jetën e tij sentimentale. Dhe pikërisht këtë gjë ka bërë së fundi.

Këngëtari i famshëm publikoi një foto me një vajzë me pamje nga Kulla Eifel. Të dy janë të përqafuar me njëri-tjetrin ndërsa Capital mban të fshehur me dorë para një trëndafil të kuq.

Menjëherë u aludua se ajo mund të jetë vajza që i ka rrëmbyer zemrën yllit shqiptar. Vetë këngëtari nuk shoi dyshimet duke i lënë ndjekësit e tij në pritje për të zbuluar identitetin e saj.