Çfarë ndodhi me Instagramin e Erës?

Showbiz

Nëse kaloni nga profili i Era Istrefit, komenti më i përsëritur që do të gjeni është “RIP”. Fotot e fundit që këngëtarja ka publikuar kanë kaq shumë komente në të cilat lexohet “RIP”.

Thuhet se nuk ka asnjë të vërtetë dhe padyshim Era gëzon shëndet të plotë. E gjithë kjo duket se është një “kryengritje” fansash, të cilët janë të shqetësuar pasi këngëtarja ka kohë që nuk është më aktive.

Postimi i saj i fundit në Instagram daton që në dhjetor dhe nga kënga e fundit ka kaluar gjithashtu shumë kohë.

Në 2016-ën, Era Istrefi postoi një foto në Instagram ku shkruante ‘Kështu ju shoh unë nga Parajsa’ për të treguar ndoshta se ndihej “si në parajsë” pas suksesit ndërkombëtar që mori, por fansat e morën më seriozisht se ç’duhej.