Christina Aguilera rikthehet më në fund pas 6 vitesh mungesë në tregun muzikor…

Showbiz

aguilerakng
Pas 6 vitesh mungesë në tregun muzikor Christina Aguilera ka vendosur të rikthehet me bashkëpunimin me dy reperat më në zë të momentit Ty Dolla $ ign dhe 2 Chainz.
“Accelerate” mban titullin kënga e sapopublikuar dhe është një produksion i Kanye West, i cili ndodhet në momente të vështira të karrierës së tij.

christina2

Ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim yllin 37 vjeçar në muzikën pop këtë herë ajo ka vendosur të rikthehet me një perzierje rrymash mes pop-it dhe hip hop-it.
Christina ka ardhur tepër në formë, provokuese dhe më e bukur se kurrë në klipin e ri. Pas kësaj periudhe të gjatë pushimi Aguilera po punon për albumin e saj të ri, i cili do të mbajë emrin “Liberation”.