Çifti “arratiset” sërish! Surpriza që Getoari i rezervoi Marinës (FOTO)

Showbiz

jyyrrgegrge

Marina Vjollca po bën me siguri xheloze shumë femra, të cilat do të dëshironin që të ishin në vendin e saj! Nisja e sezonit të ri televiziv nuk pengon aspak çiftin që të realizojë udhëtimin e radhës.

Ndërsa reperi nga Kosova, Getoar Selimi, qëndron më i tërhequr për të treguar jetën e tij private, e dashura e tij nuk ngurron që të tregojë destinacionin e tyre.

Pas vendeve të mrekullueshme që dyshja ka vizituar gjatë lidhjes së tyre, të radhës duket se ishin: Ishujt Maldive.

Reperi dëshironte që edhe ky udhëtim të ishte i veçantë për partneren e tij, ndërsa prenotoi një avion privat veçanërisht për ata të dy.

Në videot dhe fotografitë e publikuara nga Marina në “Instagram”, përveç bukurisë së natyrës, ajo na jep një përshëndetje “të ndrojtur”.

Por kush mendon se surprizat mbarojnë me kaq e ka gabim! Getoari ishte siguruar që mikpritja atje të ishte e veçantë, gjë që na e dëshmojnë edhe videot. Në një prej tyre ndërsa Marina shkruan “Mikpritje si kjo”, shfaqen disa persona të cilët presin çiftin me këngë dhe me kërcim. Presim nga çifti detaje të tjera për arratisjen romantike!ipo

eegeggeeg