Çifti i famshëm bëhen prindër – Ja emrat tepër të veçantë që kanë zgjedhur për binjakët e tyre!

Showbiz

uittgrf

Tashmë Amal dhe George Clonney janë dy prindër të lumtur të dy binjakëve. Nisi si një thashethem që Amal ishte në pritje të dy binjakëve por tashmë nuk ka asnjë dyshim. Avokatja 39 vjeçare dhe aktori i mirënjohur 56 vjeç janë prindër të një vajze të quajtur Ella dhe të një djali të quajtur Alexander.

“Këtë mëngjes Amal dhe Geroge sollën në jetë Elle-n dhe Alexander. Fëmijët dhe nëna janë në kushte shumë të mira, të shëndetshëm dhe të lumtur” – kanë thënë burime pranë çiftit.

Që pas lajmit të shtatzanisë së Amal, çifti reduktoi daljet në publik duke treguar kujdes maksimal. Ata gjithashtu rinovuan shtëpinë e tyre për të përshtatur me fëmijët që do të vinin në jetë.