Çifti i njohur turk janë drejt divorcit?

Showbiz

kermnrnjc

Dy aktorët e njohur Sinem Kobal dhe Kenan Imirzalioglu janë përfolur këtë periudhë për një ndarje të mundshme. Edhe pse vetëm pak javë më parë, ata kanë kaluar disa pushime të shkurtra, kjo nuk ka bërë që zëerat rreth divorcit të tyre të shuheshin. Sipas mediave turke, Sinem pati një shtatzëni jo të suksesshme dhe kjo është një nga shkaqet kryesore të debateve mes çiftit.

sinem kobal 141215OZ

Pavarësisht se këto aludime janë mohuar, dy aktorët vazhdojnë të përfliten për krizën e tyre në çift. Deri tani, çifti janë munduar të shfaqen në publik bashkë për të treguar se çdo gjë mes tyre është duke funksionuar ashtu siç duhet, por burime pranë tyre vazhdojnë të “ushqejnë” mediat turke me informacione për të kundërtën e asaj çka aktorët duan të reflektojnë në publik.