Cili është sekreti i martesës së lumtur? Pelin Karahan tregon recetën e saj

Showbiz

Cili është sekreti i një martese të lumtur sipas jush? Aktorja turke Pelin Karahan e ka recetën e saj! Një recetë që kush mundet ta përdorë siç duhet, do të shijojë rezultatet sipas aktores e cila duket se ja ka dalë mjaft mirë deri tani. Sipas Karahan ‘Sekreti i një martese të lumtur është durimi’! . Aktorja e famshme, e cila është e martuar me Bedri Gyntaj prej  7-vjetësh, tha se sekreti i një martese të lumtur është mbi të gjitha durimi. “Me durim, dashuri dhe respekt të ndërsjellë, mund të sigurohet një martesë të mirë.” Ajo pohoi se dashuria është e rëndësishme, por kur përfshihen fëmijët, gjërat bëhen disi të vështira megjithatë nëse mbizotëron paqja dhe besimi kjo i bën ato të lehta. Sipas saj, pesha e martesës duhet të jetë dypalëshe, duhet ndarë. Ylli i kinemasë turke ka ditur t’i vendosë ekuilibrat më së miri duke u bërë kështu një shembull në botën e zhurmshme  e jo pak herë kaotike, të showbizit.