Cili ka qenë thashethemi më i çuditshëm për Mariza Ikonomin?

Showbiz

E ftuar në një emision për të folur rreth projekteve të saj, Mariza Ikonomi është pyetur për thashethemin më të çuditshëm që ka dëgjuar për veten. Pyetje kjo e cila ka kthyer pas Marizën në kohë për të kujtuar.

“Thashetheme kam dëgjuar plot, por më i çuditshmi ka qenë që tek Paparazi mbaj mend më kanë nxjerrë një foto me babin duke ecur në rrugë dhe ma kanë bërë të dashur.

Ndërkohë dhe me shoqen time, shkruanin pse nuk e fsheh shokun, por fsheh shoqen, më bënin lesbike dhe më kanë nxjerrë një foto me të.”