Dafina Zeqiri konfirmon lidhjen me DJ e famshëm

Showbiz

Së fundmi, Dafina Zeqiri është përfolur se është në një lidhje me DJ e njohur, DJ Geek.

Ata janë parë të pandarë nga njëri-tjetri që kur këngëtarja u rikthye në Kosovë pas qëndrimit për një kohë të gjatë në Amerikë.

Mirëpo, asnjëri nga dyshja nuk ka prononcuar publikisht për marrëdhënien e tyre.

Ka qenë DJ Geek që ka bërë një postim në Instagram, duke konfirmuar kështu edhe lidhjen e tyre në një farë mënyre.

‘Po të shoh, baby’, shkruan Geek dhe një emoji i cili përdoret vetëm për çiftet e dashuruar. Këtë status e ka ripublikuar më pas edhe Dafina.

Tashmë që fansat kanë kuptuar diçka më tepër, gjithçka mbetet për tu parë.