Dafina Zeqiri merr dhuratën e dedikuar nga Xherdan Shaqiri!

Showbiz

dafina dhurate
Futbollisti i njohur me origjinë shqiptare Xherdan Shaqiri, këtë sezon është bërë pjesë e klubit anglez të futbollit, Liverpool. Duket se këngëtarja shqiptare Dafina Zeqiri është një tifoze e Liverpollit, sepse ajo ka marrë si dhuratë nga Xherdani një bluzë të këtij ekipi të firmosur nga vetë ai.

dafina xherdan

Ka qenë vetë këngëtarja e cila me anë të një Instastory ka pubikuar foton ku duket bashkë me Xherdanin duke e falenderuar atë për këtë dhuratë kaq të veçantë. Ajo duket mjaft e lumtur e në fakt ka shumë të drejtë sepse çdo tifoz/e e Liverpool-it e jo vetëm do të gëzohej nga kjo bluzë e sidmos kur firmoset nga vetë lojtari i skuadrës.