Damla Sönmez : “E shoh këtë ëndërr thuajse 3-4 herë në vit”

Showbiz

Damla Sönmez, aktorja e cila i dha jetë personazhit të Gylrusë në serialin “Lufta e Trëndafilave”, ditët e fundit është rrëfyer në një program televiziv për shumëçka duke nisur nga jeta e saj profesionale deri te ajo private. Por ajo çka tërhoqi më shumë vëmendjen gjatë intervistës, ishte rrëfimi i saj interesant teksa tregonte se vazhdimisht shihte të njëjtën ëndërr.

Zgjohem me djersë sa herë që ajo më pushton mendjen dhe gjumin“, ishin fjalët a aktores, e cila tha se frikësohej për veten duke menduar se ajo ëndërr ishte bërë gati obsessive. Ajo tregoi se kur flet me kolegët e saj ata tregojnë se shohin ëndrra të ngjashme.

Duke ndarë detaje, ajo tregoi se aty shfaqen momente para hyrjes në një skenë dhe interpretimit për një shfaqje por hapësira ndryshon vazhdimisht; “Mund të jetë një hangar, një park ose një vend që aktorja ka interpretuar më parë. Publiku pret në errësirë dhe kur dritat e skenës ndizen, ajo hyn në skenë por nuk mban mend asnjë fjalë të vetme”. “E shoh këtë ëndërr thuajse 3-4 herë në vit”, ka treguar Sonmez. Gjatë bisedës ajo tregoi se kujton shpesh hapat e saj të parë në rrugën e artit që nuk ishin vetëm hapat drejt aktrimit por edhe leksionet që ajo mori për piano e këngë.