David Beckham shndërrohet në zjarrëfikës

Showbiz

david beckham shnderrohet ne z

Ish – futbollisti David Beckham është shfaqur me uniformën e zjarrëfikësit, në një foto të postuar nga vetë ylli 40 – vjeçar në Instagram.

Sëbashku me djalin e tij Brooklyn, Beckham vizitoi forcat zjarrëfikëse “Engine” në Los Angeles, me të cilët pozoi edhe në një fotografi.

Teksa i postoi këto dy imazhe në rrjetin social, Beckham shkruajti, “një tur shumë i bukur për kalamajtë (duke iu referuar të birit) dhe kalamajtë e mëdhenj… këta djema janë të mrekullueshëm”.