David Beckham surprizohet me dhuratat e ditëlindjes…aspak siç mund t’i imagjinoni!

Showbiz

Ditën e sotme David Beckham feston ditëlindjen e 44-të dhe festimet kanë pasur në qendër familjen, por jo vetëm. Gjithçka nisi me një mëngjes të shijshëm të gatuar nga fëmijët dhe vazhdoi me dhuratat simbolike. Megjithëse pasuria e Victoria Beckham kap vlerat e 765 milionë paundve, ajo i dhuroi bashkëshortit vetëm një deodorant me vlerë 8 paund.

Ndërsa fëmijët e çiftit të njohur, e surprizuan me kartolina simbolike të përgatitura nga ata vetë. Kjo ditëlindje më shumë se sa për festime gjigande apo gjëra të tilla me vlerë marramendëse duket se i është dedikuar detajeve plot dashuri dhe zemër.

Vetë David i ka publikuar fotot e surprizave duke theksuar se dedorantin e kishte kërkuar vetë, por gjithsesi shfaqet disi ‘i zhgënjyer’. Por Victoria nuk e la me aq, pasi më tej u zbulua edhe aksesori shumë i shtrenjtë që ajo i dhuroi partnerit, një çantë e personalizuar lëkure.