Dëshmia e vetme e Michael Jakson del në dritë…

Showbiz

michael jackson
Daily Mail ka publikuar për herë të parë pamjet nga dëshmia e vetme e Michael Jackson, mbi akuzat e abuzimeve seksuale ndaj të miturve.Një video gati 10 minuta e gjatë, e datës 1 mars 1996, tregon imazhin e qartë të mbretit të pop-it dhe reagimin e tij ndaj pyetjeve të prokurorit. Megjithatë, duket qartë nervozizmi që mban brenda, i cili herë pas here, është i pamundur të fshihet. Me veshjen karakteristike, një xhaketë të zezë dhe me kapelën alla Jackson, 37-vjeçari, në atë kohë refuzoi me përbuzje akuzat e bëra në adresë të tij për racizëm.“Njerëzit kanë gënjyer për mua. Jam një amerikan me ngjyrë, jam krenar dhe jam i nderuar për këtë”, – ka thënë Michael.

 640 0 5c59e580bd1c3

Ndërsa për marrëdhënien me fëmijët, legjenda e popit citoi Jezusin për t’u përgjigjur: “Jezusi tha se duhet t’i duam fëmijët dhe të jemi si fëmijë, të rinj, të pafajshëm, të pastër dhe të ndershëm. Ai gjithmonë u kujdes për të qenë i rrethuar nga fëmijët dhe kështu mësova të bëj dhe unë derisa u rrita”.Pas procesit të gjatë 6-mujor nëpër gjykata, Michael Jackson u shpall i pafajshëm në mars të vitit 1997, për akuzën e pedofilisë.