Detaje të reja nga dasma e Amine Gulse me Mesut Ozil!

Showbiz

aminjamebur
Mesut Ozil dhe Amine Gulse së shpejti do të kurorëzojnë dashurinë e tyre disavjeçare. Sipas ‘CNN Turk’, dy të dashuruarit do të martohen në Londër këtë verë. Çifti ka vendosur të marrë avionë privatë për të lehtësuar transportin e të ftuarve në Angli. Mesut dhe Amine zgjodhën Londrën pasi është vendi ku jetojnë të dy.

resim 002320JC

Besohet se pasi të kalojë muaji i Ramazanit, aktorja bukuroshe do t’i thotë ‘po’ përgjithmonë të fejuarit të saj. Nusja do veshë 3 fustane të ndryshme, njërin prej të cilëve ja ka dizenjuar një stilist i njohur në Turqi. Fansat e çiftit po e presin me padurim ditën e madhe. Ceremonia do të bëhet me një numër relativisht të vogël të ftuarish dhe mendohet se do të jetë goxha private.