Dhurata Dora, krejt ndryshe nga si e kemi parë deri më sot!

Showbiz

dora
Dhurata Dora është ndër këngëtaret më të suksesshme, e cila shumë shpejt arriti depërtimin në skenën muzikore. Për opinionin e gjerë u bë e njohur nëpërmjet këngës ‘Like Dat’. Që prej atëherë e deri më tani Dhurata ka bërë një transformim tejet të madh. Këngëtarja ka eksperimentuar shpesh herë me ‘look’-un e saj duke ardhur çdo herë ndryshe për publikun.

640 0 5c4b3f75239ca

Së fundmi artistja është duke punuar për një projekt të ri muzikor dhe si gjithmonë ka tërhequr vëmendje me pamjen e saj. Këngëtarja ka hequr dorë nga flokët e zeza të shkurtra duke u kthyer në një bionde shumë seksi.Kujtojmë se kënga e fundit e këngëtares është publikuar muajin e kaluar dhe ajo u prit mjaft mirë nga publiku.