Dhurata që Kim mori për Shën Valentin ia kalon të gjithave

Showbiz

kim 1

Shën Valentini është një festë ku të gjithë të dashuruarit presin të marrin dhe të japin dhurata. Ndër dhuratat e ndryshme, lulet mbeten ato më klasiket e njëkohësisht më të preferuarat. Kjo bën që rrjetet sociale të mbushën me buqeta.

Një dhuratë të tillë ka marrë edhe Kim Kardashian por ndryshe nga buqetat e zakonshme, ajo ka marrë një mur të mbushur plot me lule, orkide dhe trëndafila të bardhë. Muri ishte i vendosur në shtëpinë e çiftit dhe mund të themi që kjo ka qenë një surprizë e bukur organizuar nga bashkëshorti i saj Kanye West.