Diçka që nuk e dini ende: Ja si u surprizua Eva Murati në finalen e Champions

Showbiz

evasurpiozka

Moderatorja e Studios UEFA Champions League përjetoi emocione të forta ditën e përballjes së Real Madrid me Liverpool. E gjithë pesha e emisionit i cili kishte marrë vemëndjen e mijëra shikuesve ishte mbi të, aq sa ajo për pak harroi ditën e rëndësishme në jetën e saj. Një ditë më parë, Eva kishte mbushur 23 vjeç ndaj nuk mund të mungonte një surprizë nga stafi i Tring.

‘Vajza e Champions’, siç shumë prej jush e quajnë, ka shpërndarë videon e këtij momenti të paharrueshëm duke shkruar:

“Diçka që ju nuk e dini nga nata e mbylljes së emisionit është se emocioneve të natës finale të Champions League iu shtua edhe një emocion tjetër i veçantë, një surprise e bukur nje dite mbas ditelindjes sime!! Falenderoj nga zemra stafin e @tring_albania veçanerisht @molgub që ma bëtë këtë ditë jo vetëm më të bukur, jo vetëm të speciale, por padyshim një ndër ditet me fantastike te jetës sime!!! 23 foto ne led wall per 23 vite!
Jeni më të mirët!!!”

A post shared by Eva Murati (@evamurati) on