“Do të vrasë djalin!” – Ozcan Deniz jep akuzën më të rëndë për Feyza Aktan

Showbiz

Të gjithë e dimë ndarjen e bujshme dhe aspak miqësore të Ozcan Deniz dhe Feyza Aktan. Duket se çifti ende nuk I ka zgjidhur konfliktet dhe Ozcan dha edhe një deklaratë “të frikshme” për ish bashkëshorten!

Ai është shprehur se Feyza vuan nga “medea complex” dhe për të gjithë ata qe nuk e dinë se çfarë është kjo ai I fton të kërkojnë më tepër informacion në Google!

Medea Complex është një sëmundje ku nënat janë të gatshme edhe të vrasin fëmijët e tyre nga urrejtja që kanë për të atin dhe hakmarrja që duan të bëjnë ndaj tij.

Nuk ka prova lidhur me këtë akuzë por nuk hezitoi ta thoshte publikisht këtë gjë duke marrë kështu vëmendjen e të gjithë mediave turke.