Doni më tepër arsye për t’a adhuruar Ledri Vulën? Shikoni çfarë ka bërë për fansin e paralizuar!

Showbiz

ledrivulaa
Nuk janë të pakta rastet kur Ledri Vula i surprizon fansat e tij. Ai është aq i lidhur me ta, sa edhe ditëlindjen e fundit e festoi në një lokal ku kishte mbledhur disa prej tyre. Por me sa duket këngëtari ka vendosur që gjatë karrierës të takojë sa më shumë prej tyre, pse jo t’i bëjë edhe të lumtur.

Këngëtari nuk mungon në asnjë ndeshje basketbolli, që prej ditës që u vendos në postin e nënkryetarit të klubit “Z-mobile Prishtina”. Madje, ditën e djeshme teksa ndiqte ndeshjen mes “KB Z Mobile” dhe “Bakken Bears”, ai ka ftuar edhe një nga fansat e tij besnikë. Prej kohësh, dëshira më e madhe e Andit, ishte të takonte idhullin e tij, Ledri Vulën. Dhe reperi ia bëri ëndrrën realitet të riut, i cili është i detyruar të kalojë jetën në një karrige me rrota.