Dua Lipa dhe Bebe Rexha do të jenë pjesë e jurisë së “The Voice”

Showbiz

Rrugët e Dua Lipës dhe Bebe Rexhës duket se janë kryqëzuar në udhëtimin e tyre drejt suksesit gjithnjë e në rritje ndërkombëtar. Edhe pse të zëna me angazhime të ndryshme muzikore, këtë vit do t’i shohim si pjesë e programit shumë të ndjekur amerikan, “The Voice”.

Me anë të postimeve në Instagram, kanë njoftuar pjesëmarrjen si këshilltare të jurisë, ose më mirë të themi si “krahu i djathtë” i anëtarëve kryesorë të jurisë.

Dua ka shprehur mirënjohjen e saj për Kelly Clarkson, e cila i ka besuar rolin si këshilltarja e saj.

Ndërkohë Bebe do të jetë pjesë e ekipit të këngëtarit të muzikës country, Blake Shelton, i cili është një prej pjestarëve të jurisë, më fitues të historisë së “The Voice”.