Dua Lipa koncert në Prishtinë?

Showbiz

88165930-dua2_1466090208-1561603.jpg

Këngëtarja kosovare Dua Lipa e cila është duke shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në tregun ndërkombëtar, duket se do të prezantohet me një koncert në Prishtinë.
Burime të KultPlus kanë bërë të ditur se koncerti do të mbahet më 6 gusht në Gërmi. Koncertin e Dua Lipës thuhet se e organizon Komuna e Prishtinës.

Erzen Vraniqi, zëdhënës i Komunës së Prishtinës ka thënë për KultPlus se një koncert të tillë nuk mund ta konfirmojë njëherë për njëherë, sepse, sipas tij ende është herët.
“Nuk mund ta konfirmoj, por ka bisedime për një gjë të tillë”, ka thënë Vraniqi.

Dua Lipa e cila ka nis karrierën në Angli, tashmë ka shpërthyer me suksesin e saj në shumë shtete evropiane, duke përfshirë edhe disa performanca edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ajo poashtu është duke e mbajtur turin e këtij viti në shumë metropole të Evropës. /KultPlus/.