Dua Lipa : Jam shumë e lumtur që jam këtu

Showbiz

geeg

Suksesi i këngëtares Dua Lipa po bën “zhurmë” në gjithë botën, dhe fatmirësisht do të kemi mundësinë ta dëgjojmë livë në Prishtinë dhe Tiranë. Këngëtarja kosovare me famë ndërkombëtare ka zbritur në tokën shqiptare, me avionin privat të Behgjet Pacollit, dhe siç e ka shprehur më parë entuziazmin për rikthimin në vendin e saj, edhe këtë herë Dua e shpreh me foton e postuar në Instagram. “Home is where the heart is” shkruan këngëtarja në foton me stafin e saj, në momentin kur ka zbritur në Prishtinë. 
Pas aterimit në aeroport, ajo dha një konferencë për mediat në të cilën tha “Jam shumë e lumtur që jam në Kosovë pas katër vitesh”. Më tej këngëtarja ka premtuar se në koncertin i cili do të mbahet të martën në parkun e Gërmisë do të këndojë këngë të padëgjuara më parë. “Do të këndoj këngë të papublikuara të albumit të ri”, ka thënë Lipa.

sss