Dua Lipa pritet ngado me flamurin kuq e zi!

Showbiz

dua flam
Pas performancës dhe qëndrimit të saj në Prishtinë në kuadër të ‘Sunny Hill Festival’, këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa është nisur për në Hungari. Dua ka mbajtur atje një koncert madhështor, ku është pritur nga një numër i madh fansash. 

dua hungari

 

Në mesin e tyre binin në sy flamujt shqiptarë. Ky detaj ka rënë në sy nga fotot dhe videot që vetë Dua ka postuar në rrjetet sociale. Pas eksperiencës në Kosovë dhe Hungaria, Lipa ka fluturuar për në Turqi pasi sonte do të performojë për publikun turk në Antalia.