Dua Lipa sapo realizoi ëndrrën e saj më të madhe!

Showbiz

dua vogue
Sukses pas suksesi, Dua Lipa ka arritur të cilësohet si ylli i ‘pop’-it për momentin. Gjatë muajve të fundit ajo ka fituar një sërë çmimesh në eventet më të rëndësishme të muzikës si “MTV EMA’s”, “Variety”, “Bambi Awards” e shumë të tjera. Për të folur për të gjitha sukseset e saj, Dua Lipa është përzgjedhur nga revista e mirënjohur ‘Vogue’ për të qenë pjesë e kopertinës së saj për fillimin e vitit 2019-të.

Dua ka treguar se kjo ka qenë një ëndërr për të dhe u ka “kërkuar të gjithëve ta pickojnë”, sepse nuk mundet ta besojë se është bërë realitet. E veshur me një fustan të bardhë me pupla, këngëtarja shqiptare duket mahnitëse në foton e kopertinës, që pritet të dalë në muajin janar.