Dua Lipa sapo rrëmbeu një tjetër çmim, përpara syve të Rita Orës!

Showbiz

dua cmimi
Dua Lipa ka “rrëmbyer” një tjetër çmim. Revista e njohur britanike “GQ” i ka dhënë këngëtares çmimin “Artistja më e mirë solo”. Dua është ndjerë shumë e lumtur dhe mirënjohëse për çmimin e dhënë duke falenderuar dhe bashkëpuntorët e saj. “Faleminderit të gjithëve që po i përgjigjeni muzikës dhe albumit tim. Jam shumë falënderuese për secilin vend që ky album po më dërgon, gjithandej nëpër botë dhe jam shumë mirënjohëse që jam sonte këtu” – u shpreh këngëtarja gjatë marrjes së trofeut.

dua award

Gjithashtu lajmin e gëzuar ajo e ndau dhe më ndjekësit e saj në instagram duke postuar disa foto gjatë mbrëmjes në fjalë me mbishkrimin “Artisti më i mirë solo i vitit! Jam kaq mirënjohëse që mund të bëj atë që dua dhe të mund të festoj në mënyra si kjo e sotmja.” Çmimin këngëtares i’a dha Diplo, me të cilin ajo ka bashkëpunuar në këngën e fundit “Electricity”.