Dua Lipa sjell DJ me famë botërore, në Kosovë!

Showbiz

dua festival
Dukagjin Lipa, babai i këngëtares me famë botërore Dua Lipa ka zbuluar detaje rreth festivalit “Sunny Hill” që do të mbahet më datë 10- 11 dhe 12 gusht në Parkun e Gërmisë në Prishtinë. Ai tha se nata e parë e festivalit i dedikohet muzikës pop dhe performuese kryesore është Dua Lipa, ndërsa në natën e dytë e cila i kushtohet muzikës hip-hop si performues kryesor i mbrëmjes do të jetë reperi Action Bronson.

martin

Në natën e tretë tashmë është konfirmuar se do të përformojë Dj më i famshëm në botë Martin Garrix. Në këtë festival do të performojnë edhe artistë të tjerë si Carter, Bondax ,SG Leëis, Col3trane, Grace, Albert Stanaj si Ledri Vula, Mc Kresha, Buta, Jericho, Shpat Deda e të tjerë.