Dy këngëtaret shqiptare pjesë e Brit Awards 2018!

Showbiz

awards
Eventi i ndarjeve të çmimeve në Angli do të zhvillohet mbrëmjen e sotme. Në të, do të ketë shumë të ftuar të njohur si dhe do të jepen vlerësime për projektet e tyre gjatë vitit. Ky është eventi më i rëndësishëm muzikor në Britani dhe shumë i lakmuar nga çdo artist.

Këtë vit, pjesë e tij do të jenë dy këngëtare shqiptare. Konkretisht Rita Ora dhe Dua Lipa. Rita do të performojë me Liam Payne këngën “Your Song” ndërsa Dua Lipa do të jetë prezente pasi është nominuar në 5 kategori të ndryshme. Pretendetja për të fituar çmime dhe performuesja e mbrëmjes, kanë treguar me disa detaje se nuk shkojnë dhe aq mirë bashkë. Kështu që përveçse do të shijojmë prezencën e dy shqiptareve në këtë event, jemi kuriozë sesi do të reagojnë ato në praninë e njëra-tjetrës.