E akuzojnë për operacione plastike, Flaka Krelani përgjigjet: “Sillni doktorin…”

Showbiz

Flaka Krelani një prej zërave më të mirë në muzikën shqiptare është komentuar së fundmi për ndërhyrjet në trupin e saj. Ajo ka zgjedhur të thotë të vërtetën duke sqaruar opinionin publik.

“Faleminderit, por nuk janë ndërhyrje si i keni menduar ju dhe si janë hiperbolizuar. Nëse flasim për përmasa trupore, brisk në trupin tim kurrë nuk ka hyrë. Me punë gjithçka realizohet. Këto përmasa i kam patur që fëmijë falë familjes dhe trashëgimisë së nëns time. Çuditem me faktin se si njerëzit çuditen me faktin se “mrekullia për veten ekziston”. Të gjitha i hedh poshtë, nëse keni dyshime, sillni doktorin”, ka thënë Flaka Krelani.