E dini cila është fobia më e madhe e Bebe Rexhës?

Showbiz

bebe fobi
Frika nga fluturimi me avion është një ndër më të përhapurat në mbarë botën. Edhe pse gjithçka duket sikur është thjesht psikologjike është e vështirë ta shmangësh një fobi të tillë. Pikërisht me të njëjtën gjë i është dashur të përballet edhe këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha.

bebe avion

Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi, ku pavarësisht se duket shumë mirë në fakt brenda vetes Bebe vuan një problem të madh. “Arrita në Australi! Hera e parë këtu. Isha shumë nervoze duke fluturuar për 15 orë në mes të ujit, por arrita gjallë falë Zotit! Zoti është i mirë!”, – ka shkruar këngëtarja bashkangjitur fotografisë së saj.