E dini për çfarë është specializuar Angela Martini?

Showbiz

martini3
Angela Martini është një nga modelet më të njohura shqiptare, por nëse mendoni se modelingu është fusha e vetme me të cilën ajo merret, atëherë gaboheni. Vetë bukuroshja ka ndarë me ndjekësit një tjetër arritje në jetë, specializimin e saj të fundit.

martini2
Bëhet fjalë për një sektor të veçantë siç është dhënia e ndihmës së shpejtë. Modelja ka publi8kuar një foto të çertifikatës, të cilën e ka marrë pas përfundimit të kursit. “Një tjetër qëllim i arritur,” ka shkruajtur ajo krahas fotos së çertifikatës, e cila i është dorëzuar edhe 60 pjesëmarrësve të tjerë në trajnim.

martini