E dini si dukej Robert Berisha përpara 20 vitesh?

Showbiz

roberti
Robert Berisha sot cilësohet si një nga meshkujt më simpatikë të showbiz-it shqiptar dhe ka arritur të fitojë zemrat e të gjithëve. Tani ai merret vazhdimisht me palestër dhe ka ndërtuar një trup plot muskuj, por duket se 20 vite më parë nuk ka qenë njësoj. Këngëtari ka publikuar në ‘Instagram’ një foto shumë të vjetër, në të cilën shihet së bashku me një mikun e tij.

20

Nëse Roberti nuk do të kishte vendosur emrin e shokut do të ishte vërtet shumë e vështirë për ta dalluar, sepse ai duket shumë larg pamjes që ka sot. Në foto ai duket shumë më i dobët dhe fiziku i tij është i zakonshëm për një djalë të ri.Megjithatë ne nuk e dimë sa kohë i është dashur Robertit të merret me palestër për të krijuar trupin që ka sot, por duhet thënë se krahasuar me 20 vite më parë diferenca është shumë e madhe. Kujtojmë se Robert Berisha është i martuar prej vitesh me Nora Istrefin dhe kanë një vajzë të quajtur Renee.