E dinit që kolona zanore e filmit ku luan Angelina Jolie u këndua nga një shqiptare?

Showbiz

“Maleficent 2”, premiera e të cilit do të lançohet në kinema më 18 tetor, po pritet me shumë interes nga publiku. Sot është publikuar edhe kolona zanore e filmit. Për publikun shqiptar kjo është një surprizë sepse këndohet nga artistja shqiptare Bebe Rexha.
Vetë ajo e ka shpërndarë këngën në profilin e saj në YouTube. Ky projekt muzikor me titullin “You Can’t Stop The Girl” është një baladë. Edhe tek ‘Maleficient 2’ protagoniste kryesore është Angelina Jolie dhe me siguri kjo baladë do të kthehet në një nga hitet e Bebe Rexhës.