E Fundit/ Noizy ndalohet nga policia, bën “sherr” me policinë

Showbiz

noizy12

Policia e Durrësit, dje në mesditë, ka ndalur këngëtarin e muzikës rep Noizy.

Ai po drejtonte mjetin pa leje drejtimi, ndërsa policia ka kërkuar t’a shoqërojë në komisariat.

Noizy nuk i është bindur urdhërit të dhënë nga policia dhe ka vendosur të largohet me shpejtësi.

Nëpërmjet një njoftimi për mediat, policia ka bërë me dije, se arsyeja e ndalesës së tij ka qenë se ai rezultonte me njësërë gjobash të papaguara.

Këngëtari është ndaluar nga patrulla tjetër dhe është shoqëruar prej dy orësh në komisariat.

Mësohet se ai do të ndiqet në gjendje të lirë me akuzën, “mosbindje ndaj policisë”.