E mbajti fejesën e fshehtë për një vit, këngëtarja del për herë të parë publikisht!

Showbiz

kng ld

Ky vit është viti më i suksesshëm për Lady Gaga-n, si në sferën profesionale ashtu edhe në atë personale. Ajo ka zhvilluar një sërë koncertesh në Las Vegas dhe ka shkëlqyer si aktore në filmin “A Star is Born”. Por, përveç kësaj, Lady Gaga ka patur një vit tepër të bukur edhe përsa i përket dashurisë.

 640 0 5bc6cab372264

Gjatë gjithë këtij viti, e kemi parë të mbajë një unazë gjigande në gishtin e fejesës, por këngëtarja nuk u prononcua kurrë për të. Lady Gaga është fejuar me agjentin e saj, Christian Carino. Këtë gjë, ajo e zbuloi teksa po mbante një fjalim falenderues në një event. “Falenderoj gjithë njerëzit që dua. Menaxherin tim, të gjithë personat në tavolinë me mua, të fejuarin tim Christian. Gjithë njerëzit pranë meje që kujdesen për mua çdo ditë,” ka thënë ajo.

 640 0 5bc6ca5a05080