E njohim si një nga këngëtarët më të mirë, por profesioni i Eugentit qënka totalisht jashtë artit…

Showbiz

eugent prof
Sapo është kthyer nga përfaqësimi i Shqipërisë në Eurovizion, i pritur me shumë dashamirësi nga fansat dhe publiku i gjerë. Eugent Bushpepa është ndër ata këngëtarë të cilët janë vlerësuar përherë për vokalin potent, performancat si dhe vlerat artistike që mbartin. Mirëpo, ka një detaj që në kaq shumë vite na ka shpëtuar nga Eugenti.

eugent

Mendonim se muzika është profesioni dhe pasioni i tij, por në të vërtetë, profesioni i Eugentit është shumë larg saj. Ai ka zbuluar se vazhdon stuimet e larta për stomatologji. E pabesueshme apo jo? E mendoni dot Eugentin stomatolog? Këngëtari ka zbuluar se kjo gjë është e trashëguar në familje, pasi mamaja e tij ka qenë infermiere dhe djali i xhaxhait kirurg, kështu që degët e mjekësisë nuk janë diçka e re në familjen e tij.