E ofendojnë në Instagram, modelja shqiptare e turpëron publikisht!

Showbiz

cunmulaj
Emina Cunmulaj është një nga modelet shqiptare e cila ka patur karrierën më të suksesshme jashtë vendit. Ajo tashmë është nënë e një vajze dhe në pritje të fëmijës së dytë me bashkëshortin e saj, Sam Nazairian. Modelja është tepër aktive në rrjete sociale, ku shpesh herë tregon dhe komunikon me fansat për përditshmërinë e saj.

em
Emina njihet si një nga personazhet më të thjeshtë, që nuk rri kurrë pa e theksuar origjinën e saj, qoftë edhe me një gatim tradicional. Por, mesa duket një prej fanseve të saj, nuk është dhe aq dakord me mënyrën sesi ajo shprehet. Më përpara fansja në fjalë i ka dërguar mesazhe ofenduese, vetëm sepse modelja kishte folur anglisht dhe jo shqip.

mmm
Ndërkohë pak më vonë, e komplimenton për thjeshtësinë e saj, duke qenë se kishte postuar një pjatë tradicionale shqiptare. Kjo gjë e ka bezdisur modelen, e cila ka publikuar mesazhet dhe ka treguar sesa të “çmendur” janë njerëzit në rrjetet sociale, e sidomos me personazhe të cilët në fund të fundit as nuk i njohin nga afër.

emina