E përndiqte prej 5 vitesh, Kendall më në fund ‘shpëton’ prej tij!

Showbiz

jenner boyf
Kohët e fundit Kendall Jenner ka përjetuar momente të frikshme për shkak të përndjekjes së vazhdueshme të një personi të quajtur, John Ford. Ai akuzohet për terrorizimin e yllit të ‘Keeping Up With The Kardashians’ dhe për këtë arsye gjykata e ka urdhëruar të qëndrojë 100 metra larg saj për 5 vite. Ford ka tentuar të futet në shtëpinë e Kendall gjatë kohës që modelja ndodhej brenda dhe ai është arrestuar dy herë.

kendall jenner gettyimages 976299810 e1541797396310 600x338

Muajin e kaluar Kendall ju dha dhe një urdhër ndalimi civil për ta mbajtur fansin e fiksuar sa më larg saj. Të tilla ngjarje për modelen janë të shpeshta, sepse në një episod të ‘KUWTK’ ajo ka treguar se çdo javë ka nga një person që e përndjek.