Edhe Beyonce ka një mesazh pas intervistës së Meghan Markle

Showbiz

Pas intervistës së bujshme të Meghan Markle dhe Princit Harry, vazhdojnë reagimet nga personazhet e njohur rreth jetës së saj në pallat. Fillimisht ishte Chrissy Teigen ajo që doli në mbrojtje të Meghan duke kërkuar nga familja mbretërore të ndalojë me akuzat ndaj saj, sepse është shtatzënë.

Një ditë më parë regoi mbretëresha Elizabeth duke siguruar se rasti i saj do të investigohet, kurse sot diva e muzikës, Beyonce ka dalë me një deklaratë në mbrojtje të ish-dukeshës.

“Ne të gjithë jemi forcuar dhe frymëzuar nga ju. Faleminderit Meghan për guximin dhe aftësitë e tua të lidershipit”.- ishte deklarata e Beyonce.

Meghan dhe Harry janë në pritje të fëmijës së dytë e cila është vajzë.

Në intervistën e së dielës, Meghan dhe Harry i janë referuar familjes mbretërore dhe mbretëreshës si ‘institucion’. Meghan rrëfeu se vështirësitë ishin mbledhur aq shumë sa mendoi vetëvrasjen, pasi nuk u pranua të ndihmohej nga ‘institucioni’.

“Akumulova shumë për muaj të tërë derisa arrita në pikën që nuk doja më të jetoja. I kërkova ndihmë burimeve njerëzore të ‘institucionit’ dhe përgjigja që mora prej tyre ishte që nuk më ndihmonin dot se nuk ishte pjesë xheniuine e familjes mbretërore. I thoja Harryt që nuk ndihesha e sigurt dhe kisha frikë të rrija vetëm në shtëpinë tonë”, tregoi Meghan.