Edhe motra e Almedës po bëhet e famshme, e gjeni dot për çfarë?

Showbiz

almeda ilta
Almeda Abazi, bukuroshja shqiptare e cila ka korrur shumë sukses në Turqi, nuk është një emër i panjohur për publikun. Por, së shpejti as motra e saj nuk do jetë më thjesht “motra e Almedës”. Ilda Abazi, po aq bukuroshe sa Almeda, ka zgjedhur një mënyrë tjetër për të qenë e suksesshme. Së fundmi ajo ka hapur një kanal në Youtube, pra i është bashkuar profesionit më të ri të këtyre viteve, të qënit ‘youtuber’. Në kanalin e saj, do të gjeni video gatimi. Po, e vërtetë, ndryshe nga ç’pritej, Ilda i ka befasuar të gjithë. Edhe pse mund të mendonim se ajo mund të jepte këshilla make up-i apo mode, Ilda ka zgjedhur këtë mënyrë për t’u bërë e njohur.

ilda you

Almeda sigurisht ka treguar suportin e saj, duke e publikuar herë pas here kanalin e motrës së saj dhe videot që ajo krijon. Megjithatë, edhe pse është një kanal me fokus gatimin, mos prisni të shihni aty pjata luksoze apo gatime të komplikuara. Kanali i saj fokusohet rreth gjërave bazike, e duke qenë i tillë videot e para janë thjesht për çokokremin apo petullat. Ndonëse nga shumë persona të tjerë që zhvillojnë të njejtin aktivitet, kjo përzgjedhje nuk duket ndoshta “e denjë” për një kanal kuzhine, në fakt zgjedhja e guximshme e Ildës i ka dhënë frytet e veta. Ajo është bërë mjaft popullore dhe njerëzit e pëlqejnë pikërisht për thjeshtësinë të cilën ajo ofron.