Edhe në një shëtitje të thjeshtë, Bradley bëhet ‘padashje’ pjesë e një filmi!

Showbiz

cooper 1

Bradley Cooper dhe Irina Shayk përveç se janë një nga çiftet më të bukur, ata janë më të komentuarit e ‘Hollywood-it’, dhe kjo për shkak të aludimeve të shumta, se Cooper pati një romancë të fshehur me këngëtaren Lady Gaga, gjatë xhirimeve të filmit ‘A Star Is Born’.

cooper

Së fundmi dyshja e famshme është parë të kalojë kohën së bashku me vajzën e tyre në plazh, aty ku dhe janë ndeshur me dy aktorë të serialit ‘Ex on the beach’. Aktorët ishin duke realizuar një pjesë filmi në publik, ndërkohë që Bradley i fotografoi aksidentalisht. Pas këtij momenti Cooper është ftuar nga trajneri i dy aktorëve të bashkohet me ta.