Edhe pse fare e vogël, Khloe qenka një artiste si mami Zaimina!

Showbiz

zai khloe
Zaimina Vasjari ndan shpesh me ndjekësit në rrjete sociale momente të ndryshme nga përditshmëria me vogëlushen e saj, Khloe. Ditët kalojnë dhe tani që e vogla po rritet pak nga pak po fillon të nxjerrë në pah aftësitë e saj. Pak minuta më parë Zaimina ka publikuar në ‘Instagram’ një video në të cilën Khloe shihet duke vizatuar në një tabelë të bardhë dhe kjo gjë i ka pëlqyer shumë mami Zaiminës.

Screenshot 27 4

“Artistja ime e vogël”, ka shkruar Zaimina me krenari bashkangjitur videos.Pavarësisht se mund të duken si zhgarravina të thjeshta, kjo mund të jetë një shenjë se Khloe në të ardhmen mund të bëhet në të vërtetë pjesë e botës së artit. Për më tepër duke ditur se Zaimina ushtron profesionin si arkitekte, kjo është një arsye më tepër që e vogla të jetë në të ardhmen një artiste. Kujtojmë se pak muaj më parë Zaimina organizoi një festë të madhe mes miqsh dhe familjarësh për 1-vjetorin e Khloe.