Edhe pse kilometra larg Shqipërisë, Enca merr surprizën e veçantë!

Showbiz

enc
Këngëtarja e njohur Enca, ka udhëtuar drejt Kurdistanit për koncertin e parë të saj atje. Këtë herë ftesa ka qenë shumë speciale dhe këngëtarja është emocionuar shumë nga gjithë dashuria që ka gjetur mes kurdëve. Pas koncertit që u zhvillua me rastin e ‘Vitit të Ri’ Kurd, Enca zbuloi se ka marrë disa dhurata nga fansat e saj, ndër to shumë lule nga djemtë dhe dhurata më speciale nga fanset vajza.

54257817 812108749165078 2851694654879956992 n

Njërën prej tyre nuk ka nguruar ta ndajë me të gjithë ndjekësit e saj. Bëhet fjalë për një kuti në formë zemre që në brendësi kishte disa foto të Encës nga fillimet e karrierës dhe deri tani.Ndër të tjera këngëtarja ka zbuluar se e gjithë dita e sotme i është kushtuar intervistave të shumta në Kurdistan dhe takimeve me fansat.

53121213 288807525349957 4056851586100494336 n