Edhe pse në burg, Stresi po punoka për projektet e reja!

Showbiz

arkimedi
Pas prezantimit të këngës “Të du mom”, Stresi i ka munguar publikut shqiptar me projekte të reja. Reperi prej disa muajsh ndodhet në burg dhe për këtë shkak nuk mund të sjellë projekte të reja.Por me sa duket pavarësisht se nuk mund t’i bëjë publike, Stresi gjatë kohës së qëndrimit në mes të katër mureve është frymëzuar për të punuar fort që të rikthehet sa më shpejt.

aneste

Në një intervistë të dhënë së fundmi, miku i tij reperi, Anestezion ka zbuluar se Stresi del shumë shpejt nga burgu dhe aty ka punuar për disa projekte të reja. “Nga kontaktet e fundit që kam pasur me Stresin më ka treguar se ka shkruar shumë këngë të reja. Më ka premtuar se do të rikthehet shumë shpejt dhe fuqishëm. Ai del shumë shpejt nga burgu pasi nuk ka asnjë fakt që dëshmon për fajësinë e tij dhe në muzikë do të rikthehet më fuqishëm se kurrë”, u shpreh Anestezioni.