Elcin apo Fahriye – Ja si do të vendoset se cila aktore do të interpretojë në krah të Baris Arduc

Showbiz

omeri

Në vjeshtën e këtij viti pritet të nisë xhirimet një serial i ri. Gjithçka që dihet për të është se protagonist do të jetë Baris Arduc, aktori i njohur i serialit “Dashuri me Qira”. Për sa i përket aktores që do të luajë në krah të Baris, dy janë kandidatet: Fahriye Evcen dhe Elcin Sangu. Fillimisht, në mediet turke u tha se ky vendim u la në dorë në aktorit të njohur si Omer, por sipas një lajmi të fundit nga posta.com, gazetë në Turqi, ky vendim do të merret pas një ankete e cila do të zhvillohet në rrjetet sociale.

530794e79348ec69e8a512cfff24c01c stunning redhead youre beautiful

Gjithashtu, është thënë se emri më i preferuar nga fansat është Elcin, të cilën e kemi parë edhe më parë të interpretojë si partnerja e Baris. Defne, flokëkuqja e “Dashuri me Qira” na bëri të gjithë për vete me rolin e saj.

100ee15a78e00f7f6aeccd739f0a7686

Si Fahriye, të cilën e shohim tek “Lovebird-Trumcaku”, ashtu edhe Elcin, janë të dyja aktore shumë të talentuara por deri më tani është Elcin ajo e cila po kryeson këtë “garë” mes tyre.