Eleni Foureira bashkon forcat me Era Istrefin!

Showbiz

era eleni
Eurovisioni ishte një ‘trampolinë’ vërtetë e madhe për artisten me origjinë shqiptare. Ajo arriti të renditej e 2-ta në finale, por ajo doli më e fituara nga ky kompeticion. Eleni ndau me të gjithë ne lajmin e madh, nënshkroi kontratë me Sony Music dhe kjo nuk është pak.

eleni2
Por Foureira nuk është e vetmja shqiptare që është në këtë label, pasi edhe Era është pjesë e gjigandëve botëror. Madje disa nga artistët më të njohur bëjnë pjesë në Sony si Camila Cabello, Calvin Harris, Justin Timberlake e shumë të tjerë. Duhet thënë se Eleni Foureira është artistja e parë që jeton në Greqi, që nënshkruan një marrëveshje ndërkombëtare me Sony Music.